Aktivitetet



E enjte, 18 qershor 2009, Bruksel

SAMIT DYDITOR I UNIONIT EVROPIAN 

Në Bruksel filloi samiti dyditor i liderëve të 27 vendeve-anëtare të Unionit Evropian, në të cilin ndër temat më të rëndësishme do të gjenden garancitë për Irlandën për marrëveshjen e Lisbonës dhe kryetari i ri i Komisionit Evropian.

Irlanda është vendi i vetëm i Unionit që në referendum para një viti e refuzoi Marrëveshjen e Lisbonës për reformat në institucionet e Unionit. Irlandezët duan garanci nga UE-ja se janë bërë ndryshime në pjesët të cilët ato i konsideronin si kontestuese dhe të rrezikshme ndaj  interesave të tyre nacionale, si neutraliteti ushtarak, liria e ligjeve tatimore si dhe ligje të rrepta për abortin.

Tema e dytë me rëndësi në samit do të jetë nominimi për kryetar të ri të Komisionit Evropian. Kryetari i tanishëm Zhoze Manuel Barozo tani më e ka shpallur kandidaturën  e vet për  mandat të ri pesëvjeçar dhe pritet ta prezantoj programin e vet.

Në samitin e UE-së do të bisedohet edhe për përforcimin e mbikëqyrjes  financiare, si dhe ndryshimet klimatike.

Click