Aktivitetet



E enjte, 29 tetor 2009

Samit UE-së në Bruksel

Më 29 dhe 30 tetor në Bruksel do të mbahet Samiti i Unionit Evropian, në të cilin liderët e vendeve-anëtare kryesisht do të debatojnë për nxehjen globale dhe ardhmërinë e Marrëveshjes së Lisbonës, e cila nuk mund të hyjë në fuqi përderisa nuk nënshkruhet nga të gjitha vendet-anëtare të UE-së, ndërsa veçanërisht mungon nënshkrimi i kryetarit të Çekisë, Vacllav Klaus.

Në rendin e ditës para shefave të shteteve dhe qeverive të Unionit do të gjenden edhe ndryshimet institucionale, përkatësisht funksioni i planifikuar kryetar i përhershëm i Këshillit të UE-së dhe ministër i Punëve të Jashtme, si dhe ballafaqimi me krizën ekonomike dhe papunësinë, duke përfshirë edhe mbikëqyrjen e forcuar të tregjeve financiare.

Tema të tjera në samitin dyditor do të jenë imigrimi ilegal në Mesdhe dhe strategjia e UE-së për rajonin në Detin Baltik.

Click