Aktivitetet



E mërkurë, 07 tetor 2009, Stokholm

SAMITI BE-BRAZIL: ME FORCA TË PËRBASHKËTA DREJT SUKSESIT NË KOPENHAGË

Ndryshimet klimatike dhe energjia kanë qenë temat themelore për të cilat u debatua në Samitin e Bashkimit Evropian dhe Brazilit, që dje u mbajt në Suedi. Nikoqiri i takimit – Kryeministri i Suedisë z. Frederik Rejnfeld, Presidenti i Brazilit z. Lula da Silva dhe Kryetari i Komisionit Evropian z. Zhoze Manuel Baroso u morën vesh të punojnë në zvogëlimin e emisioneve të dyoksidit të karbonit dhe u morën vesh së shpejti të realizojnë takim përgatitor në pritje të Konferencës së dhjetorit për klimën në Kopenhagë.

Konkludimi i përbashkët ishte se vetëm me forcat e përbashkëta mund të kemi sukses në Kopenhagë, se të gjithë duhet seriozisht ta kuptojnë këtë çështje dhe të ndërmarrin përgjegjësi për të njëjtën.

BE-ja dhe Brazili u akorduan për formimin e Forumit për vendosjen e bashkëpunimit për nxitjen e rritjes më të vogël të dyoksidit të karbonit dhe teknologjisë së pastër.

Ekonomia botërore dhe çështjet rajonale për Hondurasin dhe Iranin gjithashtu u gjetën në rendin e ditës të Samitit.

Kryeministri i Suedisë e shfrytëzoi pres-konferencën me gazetarët për të prezantuar marrëveshjen e arritur politike për udhëtimin pa viza ndërmjet të gjitha 27 vendeve-anëtare të BE-së dhe Brazilit.

Click