Aktivitetet



E hënë, 2 nëntor 2009

SAMITI EU-SHBA

Nesër në Uashington do të mbahet Samiti ndërmjet Unionit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të cilin Kryetari i Amerikës z. Barak Obama do të jetë nikoqir i kryeministrit të Suedisë, si kryesues  me UE-në, z. Frederik Rejnfeld. Në takim, gjithashtu do të marrin pjesë edhe kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso dhe përfaqësuesi i lartë i UE-së për politikë të jashtme dhe sigurisë së përbashkët, z.Havier Solana.

Samiti do të fokusohet në ndryshimet klimatike, krizën globale ekonomike dhe financiare dhe çështjet aktuale për marrëdhënie të jashtme, veçanërisht për Afganistanin dhe Iranin, ndërsa do të ngrihet edhe iniciativë për bashkëpunim  energjetik ndërmjet EU-së dhe SHBA-së.

Përveç kësaj, takimi do të paraqesë mundësin për përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet EU-së dhe SHBA-së me qëllim të nxitjes së paqes, përparimit dhe demokracisë.

 

 

Click