Aktivitetet



E premte, 4 dhjetor 2009, Kiev

SAMITI EU - UKRAINË

Kriza ekonomike dhe financiare, reformat tregtare dhe çështjet për gazin, janë vetëm disa nga temat të cilat do të shqyrtohen nga ana e liderëve të Unionit Evropian dhe Ukrainës në samitin e sotëm në Kiev.

Kryeministri i Suedisë dhe kryesues me UE, z. Frederik Rejnfeld, i cili e udhëheq samitin, shpreson për diskutim të mirë për atë se si mund të zhvillohet bashkëpunimi në të ardhmen.

"Është me rëndësi se Ukraina bëri angazhime të fuqishme dhe së shpejti do të marrë përgjegjësi më të madhe në ballafaqimin me krizën ekonomike. Përveç kësaj, shpresoj se mund të kemi debat të mirë për atë se si mund ta zhvillojmë bashkëpunimin tonë edhe mëtutje, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për tregti ndërmjet UE dhe Ukrainës ose kur është në pyetje zbatimi i reformave të nevojshme në vend’’, deklaroi kryeministri i Suedisë.

Ukraina është njëra nga vendet e përfshira në "Partneritetin e Lindjes’’, e cila nënkupton bashkëpunim më të afërt ndërmjet UE dhe gjashtë vendeve, që njëherit është çështje me prioritet të kryesimit suedez.

 

Click