Aktivitetet



E mërkurë, 8 korrik 2009

SAMITI G-8 NË AKVILA

Në qytetin e Italisë Akvila sot filloi Samiti treditorë i G-8, në të cilin, përveç liderëve të vendeve udhëheqëse në botë - Britanisë së Madhe, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Rusisë dhe SHBA-ve, marrin pjesë edhe përfaqësues nga Brazili, Kina, India, Meksika dhe RJA, si dhe Egjipti, Danimarka, Spanja dhe Holanda.

Në qytetin, i cili në fillim të prillit u godit nga një tërmet i fuqishëm, do të dominojnë çështjet të cilat e prekin botën, si kriza ekonomike, ndryshimet klimatike, reforma në sistemin financiar dhe siguria energjetike. Gjithashtu do të bisedohet për sanksionet e mundshme kundër Iranit dhe për reagimin ndaj Koresë së Veriut.
 
Me iniciativën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Barak Obama, në Akvila do të ketë takim në’’ Mejxhër Forum Ekonomiks’’, i cili është i përbërë nga G-8, vendet në zhvillim, Indonezia, Koreja Jugore dhe Australi, në të cilin do të debatohet për pasojat e krizës mbi vendet në zhvillim.

Click