Aktivitetet



E premte, 6 nëntor , 2009, Nju Delhi

SAMITI UE – INDI

Në Samitin ndërmjet Union Evropian dhe Indisë në Nju Delhi, në fokusin e të cilit ishin ndryshimet klimatike, Kryeministri indian Manmohan Singh ishte nikoqir i Kryeministrit të Suedisë dhe kryesues me Unionin Evropian, Frederik Rejnfeld, si dhe i kryetarit  të Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso.

Në takimin e kreut u mbështet qëndrimi i shkencëtarëve se nuk duhet të lejohet rritja e temperaturës globale për më shumë se dy shkallë, në  krahasim me nivelet paraindustriale.

U prezantuan dy kreditë nga Banka Evropiane Investuese, njëri prej 150 milionë eurosh, për përkrahjen e projekteve për  zbutjen e  pasojave nga ndryshimet klimatike, ndërsa tjetri  në vlerë prej 100 milionë eurosh, për financimin e pjesshëm të  fabrikës së re në shtetin Maharashtra, e cila do të prodhojë tri modele të reja automobilash, të përshtatura enkas për tregun indian, të cilat do të lëshojnë më pak gazra të efektit serrë.

UE-ja dhe India do të investojnë 10 milionë euro për kërkime shkencore në teknologjinë e energjisë diellore, ndërsa nënshkruan edhe marrëveshje të përbashkët për kërkime shkencore në sferën e energjisë bërthamore.
”Lidhja ndërmjet BE-së dhe Indisë është e fortë dhe e ndërtuar mbi bazën e vlerave të përbashkëta, siç janë demokracia dhe dallimet”, deklaroi kryesuesi me UE-në, duke theksuar se kjo lidhje ka potencial që të bëhet edhe më e fortë.

Click