Aktivitetet



E hënë, 30 nëntor 2009

SAMITI UE-KINË

Sot në Nanking do të mbahet takimi i 12-të i kreut të Unionit Evropian dhe Kinës, në të cilin kryeministri kinez, z. Ven Xhiabao, do të jetë nikoqir i kryeministrit të Suedisë dhe kryesues me Unionin, z. Frederik Rejnfeld dhe kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso. Në fokusin e takimit do të jetë ngrohja globale, një javë para Konferencës së klimës, e cila do të mbahet në Kopenhagë, në organizim të KB.

Tema të tjera me prioritet ku do të bisedojnë përfaqësuesit e Unionit Evropian dhe të Kinës, do të jenë kriza ekonomike botërore dhe Marrëveshja e Lisbonës, e cila nesër hyn në fuqi.

Marrëdhëniet ndërmjet UE dhe Kinës janë themeluar në 1975 dhe janë të rregulluara me Marrëveshjen për tregti dhe bashkëpunim prej vitit 1985. Sot Kina sipas madhësisë është partner i dytë tregtar i UE-së, derisa partneri më i madh i Kinës është Unioni Evropian.

 

Click