Aktivitetet



E martë, 25 gusht 2009

SEANCA E NJËZETETETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për çështje evropiane në seancën e njëzetetetë, të mbajtur më 24 gusht 2009, në leximin e parë i shqyrtoi Propozim-ligjin për akreditim dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunës shtetërorë.

Z-nj. Katerina Kostoska, sekretare shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministri i Drejtësisë, z. Mihajlo Manevski, e argumentoi nevojën e miratimit të Propozim-ligjit për akreditim dhe Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunës shtetërorë, nga aspekti i harmonizimit të tij me drejtësinë e Unionit Evropian.

Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunës shtetërorë, Komisioni e shikon si trup punues i interesuar.

Komisioni për çështje evropiane, njëzëri i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, se Propozim-ligji për akreditim dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunës shtetërorë, janë të pranueshëm dhe duhet të jepen në lexim të mëtejmë nga aspekti i harmonizimit të tij me të drejtën e UE-së.

Click