Aktivitetet



E premte, 16 tetor 2009

SEANCA E TRIDHJETETETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për financim dhe buxhet, në e seancës së tridhjetetetë e të mbajtur më 13 tetor 2009, si trupi punues amë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatim personal mbi të ardhurat (leximi i parë).

Arsyetim për propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatim personal mbi të ardhurat paraqiti deputeti Jovan Llazarov, në cilësi të përfaqësuesit të propozuesit. Ai theksoi se me zbatimin e Ligjit për tatim personal mbi të ardhurat, në praktikë u treguan zbrazëtira të caktuara juridike. Gjegjësisht, me dispozitat e këtij ligji tatimohen shpenzimet rrugore dhe të përditshme për pjesëmarrje të federatave sportive nacionale në garat evropiane dhe botërore si dhe garat tjera ndërkombëtare, si dhe të klubeve sportive për pjesëmarrje në garave oficiele ndërkombëtare. Te  neni 6 nga Ligji është paraparë që nga pagesa e tatimit personal janë të liruar nga shpenzimet rrugore dhe ditore, të punësuarit e subjekteve juridike. Pasi reprezentuesit shtetërorë dhe udhëheqësia e reprezentacioneve nuk janë të punësuar në federatat nacionale, në vitet e fundit të gjitha shpenzimet ditore dhe rrugore, gjegjësisht biletat e fluturimit dhe llogaritë hotelierike, tatimohen.

 Nga arsyet e cekura propozohet që kompensimi për shpenzime për udhëtime zyrtare (shpenzime për transport, strehim dhe ushqim), gjatë udhëtimit të reprezentacioneve shtetërore dhe klubeve sportive në gara oficiele dhe gara ndërkombëtare, të lirohen nga pagesa e tatimit personal mbi të ardhurat.

Në diskutim morën pjesë deputetët Jovan Manasijevski, Mile Andonov dhe Vlladanka Aviroviq.

Komisioni njëzëri vendosi që Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim  të Ligjit për tatim personal mbi të ardhurat, është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

 

Click