Aktivitetet



E hënë, 14 shtator 2009, Strasburg

SEANCA PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN

Parlamenti Evropian prej 14 deri më 17 shtator në Strasburg do të mbajë sesion plenar, në të cilin mes tjerash do të debatohet për kandidaturën e mandatit të ri të z. Zhoze Manuel Baroso në funksionin Kryetar i Komisionit Evropian, në pritje të votimit të së mërkurës.

Kryetari i Parlamentit Evropian, z. Jerzhi Buzek, para eurodeputetëve do të mbajë fjalim në të cilin do t’i shpalosë prioritetet e mandatit të tij, i cili filloi në korrik të këtij viti.

Parlamenti do të votojë nëse do të miratojë emërimin e tre komisarëve të rinj, të propozuar që t’i plotësojnë vendet e lira të punës në Komisionin aktual Evropian, mandati i të cilëve skadon në fund të tetorit.

Problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e qumështit si rezultat i çmimeve të ulëta të qumështit, si dhe zjarret e pyjeve të cilat ishin aktuale këtë verë, gjithashtu do të jenë temë e bisedimit të eurodeputetëve.

Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni do të debatojnë edhe për përgatitjen e Samiti G-20 i cili duhet të mbahet në Pitsburg. Në fund, Kryetari Buzek do t’i bashkëngjitet liderëve të shteteve dhe qeverive në takimin jozyrtar të Këshillit Evropian në Bruksel.

Click