Aktivitetet



E martë,13 tetor 2009, Strasburg

SEANCË PLENARE E KONGRESIT TË PUSHTETEVE LOKALE DHE RAJONALE TË KËSHILLIT EVROPIAN

Prej 13 deri më 15 tetor, Kongresi i Pushteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit Evropian do ta mbajë seancën e 17-të plenare në Strasburg, si pjesë e përgatitjeve në vigjilje të konferencës  së OKB-së në Kopenhagë, kushtuar ndryshimeve klimatike.

Në kuadër të Javës evropiane për demokracinë lokale, debatet do të fokusohen mbi mënyrën se si të rritet pjesëmarrja e qytetarëve në proceset  e mobilizimit territorial, konkretisht, më të fuqishëm të të rinjve.

Debati  kryesore do të jetë lidhur me rolin e organeve territoriale në parandalimin e ngarkimit tej mase me borxh të ekonomive shtëpiake, çështjen për përmirësimin e mëtejshëm të rajoneve evropiane, si dhe përparësitë dhe rreziqet e demokracisë elektronike të pushteteve lokale. Gjithashtu, do të ketë  votim për raportin për zgjedhjen e kryetarit të parë të Erevanit (Armeni) dhe debat për gjendjen e pushteteve lokale në Anadollin Juglindor (Turqi).

Pika plotësuese në rendin e ditës të Sesionit vjeshtor, janë deklarata politike e Kongresit për përvjetorin e 60-të të Këshillit Evropian dhe zgjedhja e sekretarit të ri të përgjithshëm të Kongresit.

 

Click