Aktivitetet



E hënë, 23 nëntor 2009, Strasburg

SESION PLENAR I PARLAMENTIT EVROPIAN

Prej 23 deri më 26 nëntor, anëtarët e Parlamentit Evropian do të mbajnë sesion plenar në Strasburg, në të cilin mes tjerash, do të debatojnë edhe për strategjinë e zgjerimit të Unionit Evropian, veçanërisht për Ballkanin perëndimor, Turqinë dhe Islandën.

Ndër temat më të rëndësishme të rendit të ditës do të gjendet edhe ngrohja globale në vigjilje të konferencës së dhjetorit për klimën në Kopenhagë, si dhe përgatitja e Marrëveshjes së Lisbonës, e cila duhet të hyjë në fuqi më 1 dhjetor.

Eurodeputetët gjithashtu duhet të miratojnë vendim përfundimtar për rirregullimin e tregut të telekomunikacionit në Evropë, që do të ndikojë mbi shfrytëzuesit e internetit.

Pika tjera për të cilat do të bëhet fjalë në sesionin plenar këtë javë, janë edhe zonat për pirje të lirë të duhanit në vendet-anëtare të Unionit, dhuna familjare, të drejtat e qytetarëve, liritë qytetare dhe lufta kundër krimit ndërkufitar, terrorizmit dhe imigrimit jolegal.

Click