Aktivitetet



E mërkurë, 7 tetor 2009

SESIONI PLENAR I TETORIT NË BRUKSEL

Epilogu nga referendumi i Marrëveshjes së Lisbonës në Irlandë do të jetë temë e diskutimit nga ana e grupeve politike të Parlamentit Evropian më 7 dhe 8 tetor me Kryetarin Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso dhe të Këshillit, Kryeministri i Suedisë z.Frederik Rejnfeld.

Liria e informatave në Itali do të jetë temë e debatit ndërmjet anëtarëve të Europarlamentit dhe Komisionit. Votimi lidhur me këtë çështje është në sesionin e ardhshëm plenar në Strasburg  prej 19 deri më 22 tetor.

Eurodeputetët do ta shqyrtojnë ndikimin e krizës financiare dhe krijimin e organit të ri për vlerësimin e masave, të ndërmarra nga BE dhe vendet anëtare të tij. Vendimi për krijimin e komisionit të ri 45 anëtarësh do të vihet në votim nesër, ndërsa Komisioni do të duhet ta përfundojë punën brenda një viti.

Eurodeputetët e zgjedhur duan t’u ndihmojnë më të varfërve gjatë krizës globale, prandaj Parlamenti do të votojë për rezolutën, e cila thirret në reformat  e institucioneve ndërkombëtare financiare dhe masat e tjera.

Click