Aktivitetet



E hënë, 6 korrik 2009, Strasburg

SHKOLLA VERORE PËR DEMOKRACI

Prej 6 deri më 10 korrik në Strasburg do të mbahet Shkolla e katërt verore për demokraci, me temën ‘’Sfidat globale të demokracisë’’, ndërsa në organizim të Këshillit Evropian, me përkrahje të Unionit Evropian, qeverisë së Francës dhe qeverive lokale të Alzasit dhe Strasburgut.

Shkolla verore është program vjetor i 16 shkollave për shkenca politike të Këshillit Evropian, të cilat kanë për qëllim që ta trajnojnë gjeneratën e ardhshme të liderëve politikë, ekonomikë, socialë dhe kulturorë në vendet në tranzicion.

Mbi 600 liderë politikë, aktivistë qytetarë, gazetarë dhe liderë të biznesit të 16 vendeve evropiane, do të takohen që të debatojnë për ndikimin e sfidave bashkëkohore ndaj vlerave të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe legjislacionit.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit Evropian, z. Teri Dejvis, do ta hapë Universitetin veror, ndërsa fjalim hyrës  në fillim të ligjëratave do të mbajë edhe kryetari i Sllovenisë, z. Danillo Turk.

Fjalime gjithashtu do të mbajnë edhe kryetari i Strasburgut, Rolan Rie, kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit Evropian, Luis Marija de Puç, kryetari i Asociacionit evropian të shkollave për shkenca politike, Ketrin Lalumier dhe ish-kryeministri i Francës, Mishel Pokar.

Ish-reprezentuesi i futbollit i Francës dhe kryetar aktual i Fondacionit “Me arsimim kundër racizmit”, Lilijan Turam, do të marrë pjesë në mbylljen e mbledhjes të premten, më 10 korrik.

Click