Aktivitetet



E martë, 16 qershor 2009, Luksemburg

SHPREHET REKOMANDIMI PËR REGJIM PA VIZA PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Shefat e diplomacive të vendeve-anëtare të Bashkimit Europian e shprehën rekomandimin për heqjen e regjimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat i kanë përmbushur kriteret e nevojshme. Ministrat e riafirmuan përkrahjen për liberalizim të vizave për Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

“Këshilli i bën thirrje Komisionit Europian sa më shpejtë që është e mundur të përgatitë propozim për ndryshim të Regullativës 539/2001, e cila ka të bëjë me vendet-anëtare, me qëllim që deri në fund të vitit të realizohet procesi i liberalizimit të vizave për ato vende të cilat i kanë përmbushur kushtet”, thuhet në konkluzionet e mbledhjes.

Në mbledhjen në Luksemburg, ministrat e Punëve të Jashtme të Unionit, e nënvizuan rëndësinë e liberalizimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe e theksuan rëndësinë që të gjitha shtetet në këtë proces të vlerësohen sipas meritave të veta.

“Këshilli i përshëndet raportet e prezantuara nga Komisioni Europian, në të cilat vlerësohet përparimi i atyre vendeve në dialogun e liberalizimit të vizave. Raportet e tregojnë përparimin që këto vende e bënë në përmbushjen e kushteve të vëna në udhërrëfyeset për liberalizim të vizave.
Në këtë kuptim, Këshilli e përshëndet progresin të cilin e arritën deri më sot vendet dhe u bën thirrje për përshpejtim dhe implementim të mëtutjeshëm të reformave me qëllim që sa më shpejt që është e mundur të realizohen përcaktimet”, shtohet në konkluzione.

Eurokomisari për zgjerim, z. Oli Ren, shprehu kënaqësi nga rezultati i takimit dhe theksoi që Komisioni Europian do të insistojë që të miratohet rekomandimi për heqjen e regjimit të vizave para pushimeve verore.

“E përshëndes vendimin e Këshillit i cili i bëri thirrje Komisinit Europain që të paraqesë, kur të jetë e mundur, propozimin për ndryshim të legjislacionit të Bashkimit Europian, me qëllim që të vendoset regjim pa viza për të gjitha vendet që i plotësojnë kushtet për siguri të brendshme të Unionit. Komisioni gjatë kohë ka qenë i përkushtuar lëvizjes pa viza për njerëzit nga Ballkani Perëndimor. E dimë sa shumë e rëndësishme është për ta, veçanërisht për popullatën e re, që të mund të udhëtojë lirshëm dhe të shkollohet në BE, pa kufizime vizash. Ky është një hap i madh përpara dhe për këtë, Komisioni do të propozojë heqjen e vizave para pushimeve verore.

Regjimi pa viza do të hyjë në fuqi pasi që propozimi i Komisionit Europian të miratohet nga vendet anëtare të Bashkimit Europian.   

Click