Aktivitetet



E hënë, 11 maj 2009, Komisioni për Çështje Evropiane

SHQYRTIMI I PROPOZIMIT TË PROGRAMIT NACIONAL PËR MIRATIMIN E SË DREJTËS TË UNIONIT EVROPIAN

Komisioni për Çështje Evropiane e shqyrtoi propozim-programin Nacionale për miratimin e së drejtës të Unionit Evropian, që paraqet dokument gjithëpërfshirës konceptual me të cilin sigurohen drejtimet e qarta për organizim, koordinim dhe ndjekje të aktiviteteve në procesin për afrim të legjislacionit Nacional ndaj së drejtës të Unionit Evropian.

Komisioni propozon që ky program vjetor të azhurnohet dhe të plotësohet në pajtim me ndryshimet në legjislacionin maqedonas dhe evropian si dhe me përfshirjen progresive të pjesës së implementuar të shprehur me të dhëna konkrete për angazhim të resurseve financiare, forcim të institucioneve me të dhëna për nevoja të ndihmës teknike.

Në mbledhje u theksua domosdoshmëria për mbajtjen e kontinuitetit dhe intensifikim  të procesit Evropian me të cilat do të arrihet qëllimi i Republikës së Maqedonisë tërësisht të jetë e përgatitur për anëtarësi në Unionin Evropian.

Komisioni për Çështje Evropiane tregoi për nevojën e Programit nacional për miratimin e së drejtës në Unionin Evropian bashkë me katër propozime që t'u parashtrohen deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për arsye të informimit me kohë në lidhje me harmonizimin programor të legjislacionit maqedonas me UE-në.

Click