Aktivitetet



E enjte, 24 shtator 2009

SISTEM I RI INFORMATIV MODERN NË PARLAMENT-LIDER NË RAJON

Në Konferencën e dytë ndërkombëtare për IKT zgjidhje për drejtësi, që mbahet në Shkup nën patronazhin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Jani Makraduli në fjalimin përshëndetës e theksoi rolin e rëndësishëm të IKT-së në zbatimin e përditshëm si në Parlament ashtu edhe në gjyqësi.

Në këtë mënyrë rritet transparenca, efikasiteti dhe përgjegjësia e institucioneve, ndërsa benificione kanë të gjithë, si të punësuarit ashtu edhe qytetarët, theksoi nënkryetari.

 Zbatimi i IKT-së nuk është vetëm një grumbull kompjuterësh, por doemos duhet të ketë strategji që do të sigurojë mirëmbajtje të sistemit, ndërsa kjo nënkupton: resurse njerëzore, buxhet stabil  dhe aftësimin e proceseve për shfrytëzimin më të mirë të teknologjive, deklaroi nënkryetari Jani Makraduli.

Nënkryetari i Kuvendit të Republikë së Maqedonisë z. Jani Makraduli veçanërisht e theksoi sistemin e ri modern informativ në Parlament, i cili është lider në rajon sipas karakteristikave të shumta dhe është fryt i konsensusit ndërmjet të gjithave grupeve parlamentare brenda kornizave të shkruara rigoroze të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski.

Click