Aktivitetet



E premte, 12 qershor 2009, Komisioni Evropian

STRATEGJI E PËRBASHKËT VEPRIMI NË SFERËN E SIGURISË SË BRENDSHME, TË MIGRACIONIT DHE POLICISË

Terrorizmi, mbrojta gjatë përdorimit të internetit, kriminaliteti i organizuar dhe kontrolli kufitar janë pjesë e çështjeve të përmbajtura në dokumentin e ri të Komisionit, të parashtruar në debatin për programin e Unionit Evropian në sferën e ligjeve dhe rendit shoqëror në pesë vitet e ardhshme. I ashtuquajturi ‘’Programi i Stokholmit’’ do ta zëvendësojë të tanishmin ‘’Programin e Hagës’’ afati i të cilit skadon në dhjetor.

Në qendër të vëmendjes është emigracioni. Komisioni i fton vendet e Unionit Evropian të miratojnë strategji të përbashkët, me të cilën më së miri do të menaxhojnë me kufijtë dhe do t’i përgjigjen nevojave të tregut të punës. Komisioni rekomandoi dhe miratimin e ligjeve të cilat do të garantojnë se emigrantët kanë të drejta të barabarta në gjithë Unionin Evropian, si dhe kontroll më të fortë të migrimit dhe sferës së fuqisë punëtore.

Përveç përforcimit të bashkëpunimit në kufi, Unioni Evropian duhet të punojë edhe me vendet të cilat nuk janë anëtare të saj, për ballafaqim me rrymat e migracionit. Unioni doemos duhet ta përcjellë politikën e vet të mbajtjes dhe ekstradimit të imigrantëve të paligjshëm, dhe në të njëjtën kohë t’i inkurajojë për kthimin vullnetar. Llogaritet se në Unionin Evropian ka 8 milionë imigrantë të paligjshëm.

Komisioni mundohet për rol më të madh të Frontex (Agjencia Evropiane për Kontroll Kufitar) dhe për sistemin për mbikëqyrje të kufijve. Në kufijtë e jashtëm të Unionit Evropian ka rreth 1.800 punkte kontrolli.

Parashihet procedurë e vetme për dhënien e azilit me qëllim që të lehtësohet barra e vendeve kufitare - sistem vullnetar për shpërndarjen e refugjatëve në mënyrë të barabartë ndërmjet vendeve të Unionit Evropian. Greqia, Italia, Malta dhe Spanja janë mes vendeve të cilët bëjnë përpjekje të ballafaqohen me një numër të madh të emigrantëve përmes detit.

Sa i përket mbrojtjes gjatë shfrytëzimit të internetit, Unioni Evropian doemos duhet të ketë sistem të vetëm për sigurimin e të dhënave personale. Ai mund të përfshijë certifikimin evropian të teknologjive, produkteve dhe shërbimeve, të cilët e ruajnë anën private.
Ka plane për zhvillimin e strategjisë së përgjithshme të Unionit Evropian për siguri të brendshme dhe për krijimin e fondit për financimin e tyre. Unioni doemos duhet t’i forcojë kërkimet shkencore për metodat për siguri dhe t’i përkrahë përpjekjet e vendeve–anëtare për përmirësimin e sistemeve të tyre gjyqësore.

Që ta forcojë bashkëpunimin në pjesën e zbatimit të ligjeve, Unioni Evropian  do të krijojë program për policinë.
Këshilli dhe Parlamenti në muajt e ardhshëm do të debatojnë për propozimet e Komisionit, ndërsa programi i ri do të miratohet deri në fund të vitit.

Click