Aktivitetet



E enjte, 16 korrik 2009

SUEDIA E PREZANTOI PROGRAMIN GJASHTËMUJOR PËR KRYESIMIN ME UE

Në seancën e djeshme konstitutive të Parlamentit Evropian në Strasburg, Suedia e prezantoi programin gjashtëmujore për kryesimin me Unionin Evropian, Çekia e arsyetoi punën e deritashme të kryer në pozicionin e njëjtë, ndërsa u zgjodhën edhe pesë kuestorë të Europarlamentit.

Kryeministri suedez, z. Fredrik  Rejnfelld, si prioritete të Stokholmit zyrtar për gjashtë muajt e ardhshëm, i veçoi hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Lisbonës, ballafaqimin me krizën ekonomike dhe ndryshimet klimatike.

“Shumica më thanë se kjo do të jetë kryesimi më i vështirë këtë vit, dhe pyeteshin  nëse Suedia mundet ta bartë këtë përgjegjësi. Përgjigja ime është – jo vetë ne, por bashkë mundemi ta përballojmë sfidën. Ëndrra evropiane është për zgjidhjen e përbashkët të problemeve të njerëzve. Ajo është ëndërr që e bën Evropën të fortë”, deklaroi z. Rejnfelld.

Kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso, theksoi se çështjet kryesore në gjashtë muajt e ardhshëm, do të jenë përmirësimi i ekonomisë evropiane dhe ballafaqimi efektiv me ndryshimet klimatike në Kopenhagë.

“Kjo nuk është kohë e zakonshme dhe kjo nuk do të jetë kryesim i rëndomtë”, theksoi z. Baroso.

Kryeministri i Republikës Çeke, z. Jan Fisher, para europarlamentarëve dha raport për gjashtë muajt e kaluar nga kryesimi i këtij vendi me UE-në. Si sfera me prioritet të kryesimit çek z. Fisher i theksoi ekonominë, politikën energjetike dhe rolin e UE-së në botë.

Në seancë me vota të fshehta për mandatin 2,5 vjeçar u zgjodhën edhe pesë kuestorë, të cilët janë përgjegjës për çështjet administrative dhe financiare lidhur me anëtarët e Parlamentit:

1. Lidija Joana Geringer de Odenberg nga Polonia (Partia e socialistëve dhe demokratëve) – 398 vota;
2. Xhim Higins nga Irlanda (Partia evropiane popullore –Demokristianët dhe demokratët evropianë) – 352 vota;
3. Astrid Luling nga Luksemburgu (Partia popullore evropiane – Demokristianët dhe demokratët evropianë) – 306 vota;
4. Jiri Mastalka nga Çekia (Partia evropiane e së majtës së bashkuar / E majta e gjelbër nordike) – 293 vota;
5. Bil Njutn Dun nga  Britania e Madhe (Partia e liberalëve dhe demokratëve për Evropë) – 208 vota. 

Click