Aktivitetet



E shtunë, 12 dhjetor 2009, Stokholm

PJESËMARRJA E NËNKRYETARES SË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, ZONJA SVETLLANA JAKIMOVSKA, NË KONFERENCË E JASHTËZAKONSHME TË KRYETARËVE TË PARLAEMNTEVE TË VENDEVE-ANËTARE TË UE DHE VENDEVE-KANDIDATE PËR ANËTARËSIM NË UNIONIN

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, zonja Svetllana Jakimovska, merr pjesë në Konferencën e jashtëzakonshme të kryetarëve të parlamenteve të vendeve-anëtare të UE-së për anëtarësim në UE, e cila mbahet sot në Stokholm, përkatësisht në Parlamentin e Mbretërisë së Suedisë.

Në Konferencën marrin pjesë kryetarët dhe nënkryetarët të parlamenteve të të gjitha vendeve-anëtare të UE dhe të vendeve-kandidate për anëtarësim në Union.

Konferenca organizohet pas ratifikimit dhe hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së  Lisbonës, me të cilën parashikohet rritja e rolit të parlamenteve nacionale. Kjo paraqet risi të rëndësishme të marrëveshjes së re, që kontribuon për tejkalimin e problemit të deficitit demokratik të Unionit.

Në margjinat e Konferencës, nënkryetarja Jakimovska realizoi takime të ndara bilaterale me zonjën Liselet Hagberg, nënkryetare e Parlamentit të Suedisë, z. Evangellos Argisir, nënkryetar i Parlamentit Grek dhe z. Mehmet Ali Sahin, kryetar i Parlamentit turk.

Zonja Hagberg interesohej për pjesëmarrjen e grave në politikën e Maqedonisë dhe për përparimin e Republikës së Maqedonisë drejt integrimeve evropiane.

Z. Evangellos Argiris, nënkryetar i Parlamentit grek, u pajtua se bashkëpunimi ndërmjet dy parlamenteve tona, si përfaqësuesit të qytetarëve, do të kontribuojë për afrimin e të dy popujve dhe shfaqi shpresë për bashkëpunim më të afërt parlamentar.

Z. Mehmet Ali Sahin, kryetar i Parlamentit turk, theksoi se Turqia edhe më tej do ta përkrahë Maqedoninë në përpjekjet e saj të jetë pjesë e familjes evropiane dhe euroatlantike.

Referimi i nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, zonja Svetllana Jakimovska, në Konferencën e jashtëzakonshme të kryetarëve të Parlamenteve të vendeve-anëtare të UE dhe vendeve-kandidate për anëtarësim në Union:

Të nderuar kryetarë, ekselenca, zonja dhe zotërinj

Në fillim dua të shpreh falënderim për ftesën që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të marrë pjesë në këtë Konferencë.

Është privilegj dhe kënaqësi të merret pjesë në Konferencë pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Lisbonës e cila solli rritjen e rolit të parlamenteve nacionale si risia më e rëndësishme e Marrëveshjes së re, ndërsa me të cilën tejkalohet problemi i deficitit demokratit të Unionit. Në mënyrë praktike kjo do të thotë se UE do të ketë legjislativë më të mirë nëpërmjet informimit të saj më të mirë për gjendjet në vendet-anëtare dhe do të ngrihet në demokracinë interparlamentare.

Më qëllim që të jetësimit të plotë të Marrëveshjes së re, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, si vend-kandidat e sheh dhe përkrah nevojën e këmbimit të praktikave dhe informatave të mira në nivel të parlamenteve nacionale dhe Parlamenti Evropian, që do të jetë vendimtar për zbatim efikas të kontrollit të parimit subsidiar, para së gjithash për shfrytëzimin të hartës së verdhë dhe ngjyrë portokalli dhe ndikimit të kësaj procedure për miratimin e vendimeve në UE.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë gjithashtu e përshëndet ratifikimin e Marrëveshjes së Lisbonës dhe reformat e institucioneve të Unionit të zgjeruar me përshtatjen e politikave të saja dhe të ndryshimeve të shpejta të cilat ndodhin në botë, të bindur se reformat plotësisht do ta përforcojnë dhe thjeshtësojnë kornizën institucionale në zgjerimin e ardhshëm. Shpresojmë se zgjerimi do të mbetet lart në agjendën e Unionit edhe në presidencën e ardhshme të Spanjës me Unionin.

Shkurtimisht, do të doja t’ju informoja për procesin e afrimit të vendit tim drejt EU. Komisioni Evropian në Raportin e vet për përparimin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2009 i afirmoi përpjekjet e investuara dhe arritjet në përmbushjen e standardeve dhe kritereve për anëtarësim në UE dhe propozohej fillimin e bisedimeve hyrëse me vendin tim. Propozimi i Komisionit u pranua me kënaqësinë e madhe në opinionin maqedonas, pa hezitim duke vërtetuar realizimin e perspektivës për anëtarësim në UE dhe ndarjen e idealeve dhe vlerave të përbashkëta.

Fillimi i bisedimeve me Republikën e Maqedonisë, nëse do të ndodhte, thelbësisht do t’i nxiste edhe shtetet tjera nga rajoni në reformat parahyrëse edhe do ta vërtetonte kredibilitetin e politikës së zgjerimit të UE.

Ne edhe më tej mbetemi të përkushtuar ndaj proceseve reformuese të shtetit dhe integrimi në familjen evropiane dhe euroatlantike është prioriteti më i lartë i shtetit. Republika e Maqedonisë vazhdimisht shfaqi gatishmëri për tejkalimin e problemit, me qëllim që në të ardhmen më të afërt të krijohen kushte për fillimin e negociatave.

Në fund, dua t'u shfaq falënderim të madh nikoqirëve tanë, përkatësisht kryesisë suedeze më Unionin, për politikën e tyre parimore, për përpjekjet dhe angazhimet e tyre të investuara që Republika e Maqedonisë ta fillojë procesin e bisedimeve me Unionin dhe t’i tejkalojë bllokadat me të cilat po ballafaqohet.

Ju faleminderit për vëmendjen.

Click