Aktivitetet



E martë, 20 tetor 2009, Strasburg

TAKIM I DELEGACION TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, ME Z. ZORAN TALER REFERUES PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Delegacioni i Komisionit për Çështjet Evropiane, me përbërje: z. Mile Paçemski, z. Talat Xhaferi dhe z. Emilijan Stankoviç, në kuadër të vizitës së Parlamentit Evropian, sot kishin takim me z. Zoran Taler, referues i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) për Republikën e Maqedonisë.

Në takim, delegacioni i Maqedonisë  e informoi z. Taler për prioritetet kryesore të Republikës së Maqedonisë: marrjen e datës për negociata për anëtarësim në UE, liberalizimin e vizave dhe marrjen e akreditimit për menaxhimin e decentralizuar me  mjetet e  programit IPA, deri në fund të këtij viti.

Referuesi Taler ua uroi Raportin pozitiv të Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë, konsensusin e arritur  politik mbi çështjet e UE-së, si dhe plotësimin me sukses të kushteve për marrjen e liberalizimit të vizave. Ai gjithashtu informoi se muajin e ardhshëm do të fillohet me përgatitjen e raportit për vitin e ardhshëm, dhe për këtë qëllim është paralajmëruar vizita nga ana e tij në Republikën e Maqedonisë, më 29 tetor 2009.

Delegacioni u takua edhe me z-nj. Norika Nikolai, eurodeputete (ALDE), e cila është referuese nën hije për Republikën e Maqedonisë.

Gjatë ditës së sotme  dhe të  nesërme, janë caktuar takime edhe  me eurodeputetin z. Elmar Brok (EPP), i cili është koordinator i grupit më të madh parlamentar në Parlamentin  Evropian, bashkëkryetar i Komitetit të Përzier Parlamentar të RM-UE-së, z. Jorgo Shacimarkakis  si dhe me eurodeputetë tjerë.

Click