Aktivitetet



E hënë, 28 shtator 2009

TAKIM I DEPUTETËVE MAQEDONAS ME DEPUTETIN SPANJOL Z. GUTIEREZ VEGARA ANTONIO

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, realizuan takim me z. Gutierez Vegara Antonio, deputet i Parlamentit të Mbretërisë së Spanjës. Në takim morën pjesë edhe ekspertë spanjollë, pjesëmarrës në Konferencën: “Spanja-Maqedonia: qasje krahasuese për partneritet strategjik për integrimin evropian’’.

Në debat morën pjesë Aleksandar Spasenovski , Liljana Popovska, Vasko Shutarov, Pançe Dameski dhe Kristina Runçeva.

Bashkëkryesuesi i komitetit të përzier parlamentar, z. Spasenovski, theksoi se eurointegrimi është prioritet i lartë për Republikën e Maqedonisë dhe  e potencoi synimin për liberalizim të vizave dhe datë për negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Z. Gutierez Vegara Antonio, deklaroi se ky takim paraqet mundësi për njohjen e ideve, kontributeve dhe dyshimeve të këtushme, hamendjet, me qëllim që Republika e Maqedonisë t’i tejkalojë pengesat në procesin drejt integrimit në BE.

Ai shprehu optimizëm  se Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë do të jetë pozitiv dhe se do të tejkalohen dallimet në kontestin lidhur me emrin  me Greqinë.

Përfaqësuesit spanjoll u interesuan  se deri në cilën shkallë Republika e Maqedonisë është e gatshme që të bëjë kompromis, lidhur me çështjen për emrin, cili është opinioni i parlamentit të Maqedonisë lidhur me abortin, për rolin e femrës në jetën sociale dhe të drejtat e femrave, si dhe  për pjesëmarrjen e sektorit qytetar në çështjet evropiane.

Konstatim i përgjithshëm është se kjo vizitë dhe kryesimi i ardhshëm i Spanjës me Bashkimin Evropian, do t’i hapin mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë dhe Spanjës.

Click