Aktivitetet



E martë, 9.6.2009

TAKIM I GRUPIT PARLAMENTAR TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR BASHKËPUNIM ME PARLAMENTIN E REPUBLIKËS SË KROACISË ME KOMISIONIN PËR ÇËSHTJE EUROPIANE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KROACISË

Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë sot pati takim me delegacionin e Komisionit për Çështje Europiane të Kuvendit të Republikës së Kroacisë.

Grupet parlamentare për bashkëpunim punojnë për çuarjen para të marrëdhënieve kroato-maqedonase dhe përvojat e tyre të derisotme flasin se mes dy shteteve nuk ka çështje të hapura.

Gjithashtu, në takim u bisedua edhe për marrëdhëniet ekonomike mes dy shteteve të cilat janë në nivel të lartë, ka investime të përbashkëta dhe ekzistojnë lidhje të fuqishme afariste, kurse ndjehet ngritje në planin  e kulturës.

Bashkëpunimi mes dy parlamenteve rrjedh rregullisht, ka këmbime vizitash, merr hov komunikimi i drejtpërdrejtë edhe me kontakte të drejtpërdrejta këto marrëdhënie thellohen dhe vazhdohen.

Në takim u fol edhe për fondet IPA të BE-së, dhe u përçua përvoja kroate në lidhje me shfrytëzimin dhe ndërmarrjen e koordinimit të fondeve IPA.

Click