Aktivitetet



E PREMTE, 24 PRILL 2009

TAKIM I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ME KOMISIONIN PËR POLITIKË TË JASHTME TË SENATIT TË REPUBLIKËS SË ÇEKISË

Kryetari i Komisionit për çështje evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Petar Pop Arsov me anëtarët sot u takua me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për politikë të jashtme të Republikës së Çekisë.             

Në takim mysafirët u njoftuan me punën dhe kompetencat e Komisionit për çështje evropiane gjatë përcjelljes së plotësimit të marrëveshjeve ndërmjet  Republikës së Maqedonisë dhe Unionit Evropian, pastaj përcjelljes dhe nxitjes së legjislacionit me UE.
Anëtarët e Komisionit për çështje evropiane e shfrytëzuan mundësin që të falënderohen në përkrahjen që Republika e Çekisë ja jep Republikës së Maqedonisë në proceset e saja eurointegruese.

Në takim u bisedua për marrjen e datës për bisedime për hyrjen e Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian dhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Maqedonisë për çka ekziston koncensuz i të gjitha partive në shtëpinë ligjdhënëse. Sa i përket liberalizimit të vizave Republika e Maqedonisë i plotësoi kriteret teknike dhe për qytetarët e Maqedonisë është shumë me rëndësi që në fund të vitit të marrin liberalizim të vizave, vlerësuan anëtarët e komisionit.

 

Click