Aktivitetet



E martë, 23 qershor 2009

TAKIM I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, ME KOMISIONIN PËR POLITIKË TË JASHTME TË KËSHILLIT NACIONAL TË PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË

Komisioni për çështje evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot pati takim me Delegacionin e Komisionit për politikë të jashtme të Këshillit nacional të Parlamentit të Republikës së Sllovenisë. Në takim, mysafirët u njoftuan me punën e Komisionit për çështje evropiane dhe me prioritetet e saj: fitimin e liberalizimit të vizave deri në fund të vitit për qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe marrjen e datës për negociata për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë këtë vit në Bashkimin Evropian.

Marrja e datës për negociata për anëtarësim në BE, këtë vit do të kontribuojë në zhvillimin dhe prosperitetin e vendit dhe si nxitje për reforma të përshpejtuara në gjithë rajonin.

Republika e Sllovenisë i jep përkrahje të vazhdueshme Republikës së Maqedonisë, në rrugën e saj drejt BE-së dhe NATO-s dhe është obligim i politikanëve të Republikës së Maqedonisë, që ta realizojnë ëndrrën evropiane të qytetarëve, e për këtë, dinamika e përmbushjes së tetë kritereve që Bashkimi Evropian ia ofroi Republikës së Maqedonisë në muajin mars të vitit të kaluar, mund të ishte edhe më e shpejtë.

Click