Aktivitetet



E PREMTE, 24 PRILL 2009

TAKIM I KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME I KUVEDNIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ME KOMISIONIN PËR POLITIKA TË UE NË SENATIN E REPUBLIKËS SË ITALISË

Kryetarja e Komisionit për politikë të jashtme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Teuta Arifi me anëtarët sot u takua me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për politika të UE-së në Senatin e Republikës së Italisë.      

Kryetarja, znj. Teuta Arifi vuri në dukje se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve lëvizin në drejtim pozitiv, veçanërisht bashkëpunimi parlamentar dhe bashkëpunimi i komisioneve parlamentare.  Në takimin u bisedua për marrjen  e datës për bisedime për hyrjen e Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian dhe për liberalizimin e vizave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Mysafirët theksuan se Republika e Italisë me kujdes i përcjell të gjitha hapat e progresit dhe të gjitha rezultatet që janë fituar nga ajo drejt arritjes së standardeve për hyrje të Republikës së Maqedonisë në UE, dhe se ajo do të mundësojë që Italia të vazhdoj me përkrahjen e Republikës së Maqedonisë  për hyrje në UE.

Mysafirëve u është theksuar se Republika e Maqedonisë tregoi se ka kapacitet demokratik dhe se duhet të marrë datën për bisedime për hyrje në Unionin Evropian. Gjithashtu, u theksua se Republika e Maqedonisë i plotësoi  të gjitha kriteret teknike për liberalizimin e vizave dhe se ajo është e rëndësishme për gjeneratat  tona të reja, që ta ndjejnë Evropën në kuptimin e vërtet të fjalës dhe të mos ndjehen të izoluar.

 

Click