Aktivitetet



E premte,11 dhjetor 2009

TAKIM I KOORDINATORËVE TË GRUPEVE TË DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ME Z. HERI XHENKINS, KRYETAR I DHOMËS PËRFAQËSUESE KOMONVELTIT TË AUSTRALISË

Koordinatorët e grupeve parlamentare Në KuvendiN E Republikës së Maqedonisë sot patën takim me kryetarin e Dhomës Përfaqësuese të Komonveltit të Australisë z. Heri Xhenkins.

Në takim, z. Heri Xhenkins theksoi se i vjen shumë mirë që gjendet në Republikën e Maqedonisë, sepse vjen nga njësia zgjedhore e cila përmban trupin më madh votues maqedonas në Australi dhe se përmes tij është njohtuar me skenën politike të Republikës së Maqedonisë.

Kryetari i Dhomës Përfaqësuese të Komonveltit Australi z. Heri Xhenkins u njoftua me funksionimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe me koordinimet e rregullta të koordinatorëve, nënkryetarëve dhe Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me ç'rast u theksua se te Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë shihet vullneti për atë që do të merren vesh në koordinim të realizohet.

Ky takim është fillim i mirë për komunikim të thelluar ndërmjet dy parlamenteve në të gjitha sferat e shoqërisë.

Click