Aktivitetet



Е premte, 11 dhjetor 2009

TAKIM I KRYETARIT TË GRUPIT TË DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR BASHKËPUNIM ME PARLAMENTIN E AUSTRALISË Z. ILIJA DIMOVSKI ME Z. HERI XHENKINS, KRYETAR I DHOMËS PËRFAQËSUESE TË KOMONVELTIT TË AUSTRALISË

Kryetari i Grupit te deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Australisë z. Ilija Dimovski sot realizoi takim  me z. Heri Xhenkins, kryetar i Dhomës Përfaqësuese të Komonveltit të Australisë. Ky është takimi i parë i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Australisë nga themelimi i tyre.

Në takim përveç kryetarit të Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Australisë z. Ilija Dimovski morën pjesë dhe nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Jani Makraduli, deputetët z. Oliver Derkovski dhe znj. Marija Andonovska.

"Qëllimi i këtij takimi është që të punohet në thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në nivel parlamentar’’, theksoi kryetari z. Ilija Dimovski.

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Jani Makraduli, theksoi se dimensioni parlamentar është me rëndësi për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve dhe shfaqi shpresën se ky takim do të kontribuojë për intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet dy parlamenteve.

Kryetari  i Dhomës Përfaqësuese të Komonveltit të Australisë, z. Heri Xhenkins shprehu faleminderit për ftesën, ndërsa njëherësh e theksoi rëndësinë e grupeve parlamentare për një shtet të cilat ofrojnë njohje ndërsjellët dhe shkëmbim të përvojave.

Njëherit theksoi se bashkësia maqedonase në Australi është shumë mirë e organizuar dhe kontribuon për zhvillimin e kulturës, sportit dhe jetës sociale.
 

Click