Aktivitetet



E premte, 25 dhjetor 2009

TAKIM I KRYETARIT TË KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE, Z. XHEVAT ADEMI, ME PËRFAQËSUES TË RRJETIT PËR SHOQËRI MULTIKULURORE NË MAQEDONI

Kryetari i Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Xhevat Ademi, mbajti takim me përfaqësues të Rrjetit për shoqëri multikulturore në Maqedoni, në të cilin morën pjesë zonja Violeta Kërstiq nga Bashkësia e kroatëve në Republikën e Maqedonisë, zonja Anastasija Ribarski nga Shoqata sllovene ‘’Franc Preshern’’, z. Mirolub Orlanac nga Shoqata e malazezëve në Republikën e Maqedonisë dhe Rubin Zemon nga Aleanca e egjiptianëve të Ballkanit.

Kryetari Xhevat Ademi i njoftoi të pranishmit me punën dhe kompetencat e Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive në Republikën e Maqedonisë. Në takim u bisedua për iniciativën e Bashkësisë së kroatëve në Republikën e Maqedonisë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat e Republikës së  Maqedonisë, si dhe për nevojën e përkrahjes nga ana e Komitetit për realizimin e të drejtave të shprehjes së identitetit dhe veçorive të bashkësive më të vogla në Republikën e Maqedonisë në të gjitha sferat.

Të pranishmit u morën vesh për bashkëpunim të mëtejmë më të shpeshtë, si dhe për organizimin e njësisë së veçantë të Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive dedikuar bashkësive më të vogla në Republikën e Maqedonisë.

 

 

Click