Aktivitetet



E hënë, 8.6.2009

TAKIM I Z. PETAR POP ARSOV ME Z. NEVEN MIMICA

Kryetari i Komisionit për Çështje Europiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Petar Pop Arsov me anëtarë, sot pati takim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me delegacionin e Komisionit për Çështje Europiane të Kuvendit të Republikës së Kroacisë.

Ky takim doli nga  marrëveshja e takimit të fundit të KOSAK dhe është e dobishme që të shkëmbehen përvojat e dy vendeve në procesin e eurointegrimeve. Republika e Maqedonisë ka dy prioritete themelore në proceset eurointegruese, fitimin e liberalizimit të vizave dhe fitimin e datës për negociata për hyrje në Bashkimin Europian.

Kryetari i Komisionit për Çështje Europiane, z. Petar Pop Arsov, i njoftoi mysafirët me punën e Komisionit për Çështje Europiane dhe me aktivitetet e vetë Komisionit.

Edhe kryetari i Komisionit të Çështjeve Europiane në Kuvendin e Republikës  së Kroacisë, z. Neven Mimica i njoftoi nikoqirët me punën e Komisionit, i cili është formuar në Kuvendin kroat në vitin 2005.

Në takim u bisedua për një veprim të përbashkët në drejtim të fitimit sa më të shpejtë të datës për negociata të Republikës së Maqedonisë për hyrje në Bashkimin Europian dhe për një hyrje sa më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Europian.

Click