Aktivitetet



E martë 19 maj 2009

TAKIM I ZONJËS RADMILLA SHQERINSKA , KRYETARE E KËSHILLIT KOMBËTAR PËR EUROINTEGRIME ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS ÇEKE, Z. PËRZHEMISL SOBOTKA

Kryetarja e Këshillit kombëtar për eurointegrime,zonja Radmilla Sheqerinska dhe anëtarët e Këshillit patën takim me kryetarin e Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke, z. Përzhemil Sobotka, i cili ndodhet me delegacionin për vizitë zyrtare Republikës së Maqedonisë.

Në takim, kryetari i Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke, z. Përzhemil Sobotka u njoftua me punën dhe përbërjen e Këshillit kombëtar për eurointegrime, i cili vendimet e veta i merr me konsenzus dhe qëllimi i të cilit është presioni pozitiv me renomenë dhe kredibilitetin e tij.
Këshilli kombëtar për eurontegrime ka dy qëllime për vitin 2009, e ato janë liberalizimi i vizave dhe marrja e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në takim iu shpreh falënderim Republikës Çeke për përkrahjen që i jep Republikës së Maqedonisë për hyrje në NATO dhe në Bashkimin Evropian, e gjithashtu u bisedua edhe për bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve, që është në nivel të lartë dhe që do të vazhdojë edhe më tej.

Click