Aktivitetet



E premte, 18 dhjetor 2009

TAKIM I ZONJËS TANJA FAJON, RAPORTUESE PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE NË PARLAMENTIN EVROPIAN ME KËSHILLIN NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli nacional për euro-integrime mbajti takim me zonjën Tanja Fajon, deputete në Parlamentin Evropian dhe raportues për liberalizimin e vizave të Republikës së Maqedonisë dhe z. Zoran Taler, deputet në Parlamentin Evropian dhe raportues për përparimin e Republikës së Maqedonisë.

Në takimin mor;n pjesë anëtarë dhe përfaqësues të Këshillit nacional për eurointegrime, anëtarët e Komisionit për politikë të jashtme, anëtarët e Komisionit për çështje evropiane, anëtarët e Komitetit të përzier parlamentar të RM-UE-së, përfaqësues të ambasadave të Mbretërisë së Suedisë, Mbretërisë së Spanjës dhe Republikës së Çekisë, përfaqësues nga sektori joqeveritar, mediet dhe shërbimit e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në takimin debate të tyre kishin zonja Radmilla Shekerinska, kryetare e Këshillit nacional për eurointegrime, zonja Tanja Fajon, deputete në Parlamentit Evropian, z. Zoran Taler deputet në Parlamentin Evropian, zonja Silvana Boneva nënkryetare e Këshillit nacional për eurointegrime, z. Aleksandar Spasenovski, kryetar i Komitetit të përzier parlamentar të RM-UE-së dhe anëtar i Këshillit, zonja Flora Kadriu, anëtare e Këshillit, z. Petar Pop Arsov, kryetar i Komisionit për çështje evropiane dhe anëtar i Këshillit, zonja Lubica Nuri, përfaqësuese nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, Vllado Buçkovski, anëtar i Komisionit për politikë të jashtme, zonja Liljana Popovska, anëtare e Komisionit për politikë të jashtme dhe z. Suad Misini, përfaqësues i Qendrës hulumtuese për shoqëri civile.

Click