Aktivitetet



E hënë, 5 tetor 2009, Komiteti për marrëdhënie ndërmjet bashkësive

TAKIM NË TEMËN ZGJIDHJA E KONFLIKTEVE NDËRNACIONALE NË NIVELIN LOKAL NË BALLKANIN PERENDIMOR

Komiteti për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, më 2 tetor 2009, në zyrën e kryetarit të Komitetit z. Xhevat Ademi, me kërkesë të z. Julius Goldman, menaxher i projektit CSSproject për Ndërmjetësim Integrues, mbajti takim në temën “Zgjidhja e konflikteve ndërnacionale në nivelin lokal në Ballkanin perëndimor”.

Kryetari, z. Xhevat Ademi, i njoftoi të pranishmit për punën e deritanishme të Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive për arritjen e qëllimeve dhe njëherit theksoi se për herë të parë është kompletuar Komiteti për marrëdhënie ndërmjet bashkësive.

Në takim u bisedua për kompetencat e Komitetit dhe rolin e tij në realizimin e  drejtave të bashkësive nacionale në Republikën e Maqedonisë.

Një nga problemet që u theksua gjatë bisedës nga ana e kryetarit është implementimi i ligjeve dhe mosfunksionimi i komisioneve për marrëdhënie ndërmjet bashkësive në nivelin lokal.

Z. Julius Goldman na informoi se nga viti 2006 kanë filluar me punë në komunën e Strugës, ku ishin të fokusuar në marrëdhëniet ndërnacionale, duke e forcuar Këshillin për marrëdhënie ndërnacionale dhe zgjidhjen e problemeve në nivelin lokal. Projekti i sipërpërmendur do të fillojë të realizohet edhe në komunat Gazi Babë dhe Kumanovë.


 

Click