Aktivitetet



E enjte, 22 tetor 2009

TAKIM PUNE I GIPP PËR TË DREJTAT E PERSONAVE ME HENDIKAP ME DEPUTETËT

Grupi iterparlamentar ndërpartiak për të drejtat e personave me hendikap e mbajti takimin e dytë punues me deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Prezantimi i Propozim-planit aksionar global (PAG) i GIPP për vitin 2009-2012, formimi i grupeve punuese sipas qëllimeve e definuar nga PAG dhe informatat për aktivitetet e ndërmarra në drejtim e ratifikimit të Konventës pranë KB për të drejtat e personave me hendikap, ishin pjesë nga temat e rendit të ditës.

Në këtë takim u paraqitën qëllimet, drejtimet dhe prioritetet globale të cilat u definuan në takimin treditor të punës i mbajtur në Nov Dojran në periudhën prej 2 deri më 4 tetor 2009.

Qëllimet e veprimit të cilat ishin të përcaktuara nga ana e anëtarëve të GIPP janë:

  • Veprimi në drejtim të miratimit të iniciativave ligjore nëpërmjet promovimit, ratifikimit dhe zbatimit të instrumenteve ndërkombëtare të cilat e rregullojnë çështjen e hendikapit, miratimin e legjislatives efikase në nivel nacional dhe monitorim të implementimit të politikave dhe dispozitave ligjore:
  •  Veprimi ndaj vetes dhe rrethit me forcimin e kapaciteteve e GIPP-së, këmbimin e përvojave me vendet në rajon, qëndrueshmërinë e GIPP-së dhe dukshmërinë e saj;
  • Veprimi në nivel lokal – inicimi për formimi e grupeve në nivel lokal, ngritja e iniciativës për krijimin e planeve aksionare lokale dhe njohja e problemeve në nivel lokal dhe rajonal;
  • Ngritja e vetëdijes publike dhe sensibilizimi për fenomenin hendikap nëpërmjet ngritjes së fushatës për edukimin e partive politike dhe anëtarëve të tyre, përfaqësimin më të madh në mediet dhe edukimin e personave me hendikap për të drejtat e tyre.

Një ndër aktivitetet prioritare të cilat anëtarët e GIPP-së e përcaktuan dhe në cilën u pajtuan të fokusohen, është ngritja e iniciativës për Ratifikimin e Konventës për të drejtat e personave me hendikap më 3 dhjetor 2009. 

Ky takim është mundësi të tregohet se personat me hendikap janë të pranishëm midis nesh dhe se duhet të punohet në ngritjen e ndërgjegjes me qëllim që bashkërisht të ndihmojmë në integrimin e tyre në shoqëri.

Click