Aktivitetet



E hënë, 16 nëntor 2009

TAKIM PUNE I KRYETARIT TË KOMISIONIT PËR MBROJTJE DHE SIGURI ME DREJTORIN E QENDRËS EVROPIANE PËR STUDIME TË SIGURISË ‘’XHORXH C. MARSHALL’’

Kryetari i Komisionit për mbrojte dhe siguri, z. Vllatko Gjorçe, realizoi takim pune me dr. Xhon Rouz, drejtor i Qendrës evropiane për studime të sigurisë ‘’Xhorxh C. Marshall’’, Gramish-Parterkirken, Gjermani.

Në takim morën pjesë dhe anëtarët e Komisionit: znj. Olivera Trajkovska, z. Talat Xhaferi, z. Goran Misovski, z. Pavle Trajanov, z. Cvetan Tripunovski, z. Goran Minçev dhe z. Besim Dogani.

Pjesëmarrësit në takim theksuan se këto seminare janë me rëndësi të veçantë dhe janë mundësi e shkëlqyeshme për shkëmbimin përvojave dhe njohurive për reformat në sferën e mbrojtjes. U rekomandua që Republika e Maqedonisë të vazhdojë edhe më tutje me dërgimin e kuadrove të reja me qëllim që sa më mirë të kuptohet kompleksiviteti i problemeve të cilat i trajtojmë.

Dr. Xhon Rouz publikisht u falënderua për ftesën, dhe njëherësh apeloi që në të ardhmen të vazhdojë me bashkëpunimin për 200-300 njerëz të cilët do ta vizitonin Qendrën evropiane për studime të sigurisë ‘’Xhorxh C. Marshall’’ dhe do të shkëmbenin ide dhe zgjidhje për luftë kundër terrorizmit dhe armëve të shkatërrimit në masë.

 

Click