Aktivitetet



E enjte, më 01 tetor 2009

TAKIME TË REALIZUARA ME SHUMË KONGRESMEN

Në kuadër të vizitës studimore, nga 26 shtatori deri më 03 tetor 2009, në Kongresin Amerikan, delegacioni parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: Petar Popo Arsov, Cvetanka Ivanova, Andrej Petrov, Ermira Mehmeti, dhe Safet Neziri kanë realizuar takime me kongresmenët Dejvid Prajs, Erl Pomerol, Lois Kaps, Rash Holt, Çarl Bustani, Xhef Fortenberi dhe Xhim Makdemor.

Në takimet janë shkëmbyer mendime dhe qëndrime për situatën ekonomike dhe politike në Republikën e Maqedonisë dhe më gjerë në rajon, ndërsa është folur dhe për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë me ushtarë e vet në misionin e NATO-s në Afganistan, gjatë kësaj kongresmeni Pomerol e theksoi rolin që Maqedonia e ka në këtë mision dhe se këtë pjesëmarrje tonë SHBA-të e respektojnë veçanërisht shumë.

Gjatë vizitës janë realizuar takime me nënkryetarin e NDI-së, Sheri Brajan dhe nënkryetarin i IRI-t për planifikim strategjik Xhorxho Farial.  

Click