Aktivitetet



E premte, 16 tetor 2009

TAKIMI I DEPUTETIT Z. MARJANÇO NIKOLLOV ME Z. KOSTA DIMITROV, DEPUTET NGA PARLAMENTI ÇEK DHE KYETAR I GRUPIT PËR MIQËSI ÇEKO-MAQEDONASE

Më 16 tetor 2009, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u realizua takim ndërmjet z. Marjanço Nikollov, deputet dhe kryetar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës çeke dhe z. Kosta Dimitrov, deputet nga Parlamenti çek dhe kryetar i grupit për miqësi çeko – maqedonase, me kërkesën e tij.

Deputeti Nikollov e theksoi kënaqësinë nga niveli jashtëzakonisht i lartë i deritanishëm i marrëdhënieve bilaterale, posaçërisht duke e përmendur vizitën e premierit të atëhershëm z. Topolanek, gjatë kohës së kryesimit të Republikës Çeke  me Unionin Evropian. Gjithashtu z. Nikollov e tregoi falënderimin ndaj Republikës Çeke për përkrahjen e vazhdueshme të përpjekjeve të Republikës së Maqedonisë, për integrim sa më të shpejtë evropian dhe euro-atlantik të vendit.

Deputeti Kosta Dimitrov, theksoi se Grupi i miqësisë çeko-maqedonase është formuar më iniciativën e tij, pikërisht në drejtim të përforcimit të marrëdhënieve të mira të përgjithshme bilaterale. Shpreson, që së shpejti do të vijë te realizimi i takimit të anëtarëve të të dyja grupeve dhe e theksoi interesimin e madh të anëtarëve të këtij grupi, që t’ua përcjellin kolegëve në Kuvendin e Maqedonisë, përvojat e tyre nga lëmi i punës parlamentare dhe roli i parlamentit në integrimin evropian të vendit.

Click