Aktivitetet



E enjte, 23 korrik 2009

TAKIMI I KOMESARIT TË KOMISIONIN EVROPIAN, Z. OLI REN ME ANËTARËT E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Komisari i Komisionit Evropian, z. Oli Ren në takimin me anëtarët e Këshillit nacional për eurointegrime, ku morën pjesë dhe anëtarë të Komisionit për politikë të jashtme, Komisionit për çështje evropiane dhe Komitetit të përzier parlamentar Republika e Maqedonisë-Unioni Evropian u njoftua me punën e Këshillit nacional për eurointegrime.

Ai theksoi se beson se propozimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave do të miratohet nga UE  dhe posedimi i pasaportës biometrike do të jetë kusht i vetëm për udhëtim pa viza të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Me këtë rast z. Oli Ren theksoi se shpejtësia dhe kualiteti për liberalizimin e vizave ishin shumë të rëndësishme dhe se nga Republika e Maqedonisë pritet kështu të jetë dhe për rrugën drejt Unionit Evropian.

Rekomandimi për datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian varet nga tetë kriteret tona dhe nga plotësimi i tyre.

Click