Aktivitetet



E martë, 28 korrik 2009, Bruksel

TAKIMI I MINISTRAVE TË UE LIDHUR ME ÇËSHTJET E PËRGJITHSHME DHE PUNËT E JASHTME

Ministrat e UE lidhur me çështjet e përgjithshme dhe punët e jashtme të takimit të mbrëmshëm në Bruksel, mes tjerash, e potencuan mbështetjen e tyre për vendet nga Ballkani Perëndimor. Këshilli diskutoi për zgjerimin e Unionit Evropian dhe u pajtua që aplikimin e Islandës për anëtarësim në UE t’ia  dorëzojë Komisionit. Ministrat e Komisionit e prezantuan edhe Strategjinë për Detin Baltik, vendosën që ta vazhdojnë mandatin e misionit vëzhgues për UE në Gjeorgji, ndërsa u miratuan edhe konkluzione për Somalinë dhe u bisedua për Iranin.

Ministrat me pëlqimin e njëzëshëm arritën që Komisionit t’i parashtrojnë aplikimin e Islandës për anëtarësim në UE, i cili duhet të ndërtojë qëndrimin e vet lidhur me këtë,  përkatësisht se a është e gatshme Islanda që t’i fillojë bisedimet për pranim në UE. Në bazë të mendimit të Komisionit, Këshilli më pas do të merr vendim se a do te fitojë Islanda statusin e vendit-kandidat dhe do të vendosë se kur do të mund të fillojnë bisedimet.

Në mbledhjen për çështje të përgjithshme, ministrja për Çështje Evropiane, Sesilija Malmstrom, i prezantoi prioritetet e Suedisë për kohën e kryesimit të sajë me UE, ndërsa si dy themelore mes tyre i theksoi: klimën dhe ekologjinë dhe krizën ekonomike.

Komisioni para ministrave e prezantoi Propozim-strategjinë për Detin Baltik, e cila përfshin masa për përmirësimin e ekologjisë, infrastrukturës dhe sigurisë në rajon, por gjithashtu merret me çështjet për përmirësimin e kushteve për rritjen e prosperitetit ekonomik.  Qëllimi është që të arrihet deri te marrëveshja e mbledhjes së tetorit të Këshillit.

Lidhur me misionin vëzhgues të UE në Gjeorgji, ministrat e punëve të jashtme vendosën që ta vazhdojnë mandatin deri në shtator 2010 me qëllim stabilitetin në rajon.

UE do të dërgojë mision për vlerësimin e Somalisë. Këshilli e përkrahu regjimin paraprak në Mogadisho dhe i dënoi sulmet e armatosura islamike.

Në mbledhje u theksua se Unioni i Bashkuar qëndron pas kërkesës që qytetarët e UE të jenë të lirë nga burgjet e Iranit.

Click