Aktivitetet



E martë, 12 maj 2009

TAKIM I DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË KUVENDIN PARLAMENTAR TË ORGANIZATËS PËR SIGURI DHE BASHKËPUNIM NË EVROPË ME DELEGACIONIN PARALMENTAR TË OSBE-së

Shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin parlamentar të organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (PS OSBE), z. Andrej Petrov dhe anëtarët z. Vlladimir Gjorçev dhe z. Hisen Xhemaili sot patën takim me Delegacionin parlamentar të OSBE-së, të udhëhequr nga Zhoa Soaresh, kryetar i Kuvendit të OSBE-së.

Delegacioni parlamentar i OSBE-së është në vizitë rajonale, i viziton misionet e OSBE-së në rajon dhe realizon takime me kryetarët e kuvendeve dhe me delegacionet në Kuvendet parlamentare  të organizatës për siguri dhen bashkëpunim në Evropë.

Nga takimi doli propozim që të shfrytëzohet Kuvendi parlamentar i OSBE-së si platformë për fillimin e dialogut ndërmjet deputetëve të Republikës së Greqisë  dhe Republikës së Maqedonisë, në të cilin u përgjigj se ana maqedonase është e përgatitur për bashkëpunim dhe se përkrah çfarëdo iniciative që do të kontribuojë për tejkalimin e kontestit me emrin.

 

Click