Aktivitetet



E enjte, më 08 tetor 2009

TË KRIJOHET NJË LIDHJE MË TË MIRË NË MIDIS KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE MEDIUMEVE

Westminster Foundation for Democracy dhe Shkolla e Lartë e Gazetarisë dhe Marrëdhënieve me Publikun organizuan një tryezë të rrumbullakët me temën "Krijimi i një lidhjeje më të mirë në midis Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe mediumeve përmes hapjes dhe aksesit në informata.

Në takim morën pjesë Zhaneta Trajkovska, Snezhana Tërpevska dhe Vlladimir Misev nga shkolla e Lartë për Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun, Emil Atanasovski i Fondacionit Westminster për Demokraci, Zëvendëskryetari  i Kuvendit të RM-së, Rafiz Aliti, Todor Pendarov - Përfaqësuesi i Kabinetit  të Kryetarit  të Kuvendit të Maqedonisë, deputetë dhe gazetarë maqedonas.

Qëllimi i tryezë së rrumbullakët ishte:

- të promovohet programi dhe aktivitetet e FWD-së dhe Kuvendit në pjesën e qasjes në informata;

- të vazhdohet me përforcimin e lidhjes midis mediumeve dhe Kuvendit nëpërmjet promovimit të dialogut, diskutimit të hapur dhe qasjes partnere;

- të identifikohen ato pjesë të marrëdhënieve midis Kuvendit dhe mediumeve  ku ka vend për përparimin dhe progres.

Nga Fondacioni Westminster për Demokraci theksuan se qëllimi i projektit është promovimi i eurointegrimit atlantik të Maqedonisë duke ndihmuar në reformat praktike që janë të nevojshme për anëtarësimin në NATO dhe BE, si edhe të përforcohet kapaciteti e partive politike, komisioneve parlamentare dhe nëpunësve të Kuvendit për punë më efikase të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Shkolla e Lartë për Gazetari dhe për Marrëdhënie me publikun, ndër të tjera, si anë të fortë të informimit parlamentar e theksoi atë se mbi aktivitetet e Kuvendit informojnë një numër i madh gazetarësh dhe ato janë një nga temat më të shpeshta në agjendën e përditshme të mediumeve, dhe si anë e dobët është vërejtur ajo se gazetarët u nënshtrohen formave të ndryshme të presionit nga pronarët, redaktorët dhe politikanët, se redaksionet dhe redaktorët nuk kanë kuptim të mjaftueshëm për kompleksitetin dhe specifikat e informimit parlamentar, ndërsa pronarët dhe kompanitë kanë ndikim mbi politikën e redaksioneve.

Si pozitive në punën e Kuvendit u theksua rimëkëmbja e ueb-faqes, futja e E-parlamentit,’’Ditët e hapura të Kuvendit”, të cilat kontribuojnë për transparencë më të madhe.

U theksua se duhet bërë elaborat për organizimin dhe funksionet e  Qendrës së ardhshme për Komunikime pranë Kuvendit dhe të përpunohet Strategji për Komunikime në Kuvend.

Në debatin me  deputetët, ndër vërejtjet e gazetarëve u tha se, megjithëse  formalisht është i hapur për mediume, Kuvendi nuk u siguron kushte dhe resurse të përshtatshme për punë dhe se ballafaqohen me një sërë problemesh në marrjen e deklaratave nga deputetët. Nga ana e tjetër janë komentet se në mediume ka shumë senzacionalizëm dhe tema kontroverze, ndërsa pak interes për thelbin e çështjeve.

Megjithatë, përfundimi i pjesëmarrësve ishte se takime të tilla duhet të organizohen më shpesh që të dëgjohen mendimet e të dyja palëve që të përforcohet lidhje midis Kuvendit dhe mediumeve.

Click