Aktivitetet



E premte,10 korrik 2009

TË MARTËN DO TË ZGJEDHET KRYETARI I RI I EUROPARLAMENTIT

Parlamenti i ri Evropian në mbledhjen konstituive më 14 korrik në Strasburg, do ta zgjedhë kryetarin e ri për 2,5 vitet e ardhshme. Kandidaturën e vet për trashëgimtarë të z. Hans-Gert Petering e shpallën ish kryeministri polak dhe anëtar i Partisë popullore evropiane, z. Jezhi Bizek, si dhe Eva-Brit Svenson nga Suedia, eurodeputete e Grupit konfederativ të së Majtës së bashkuar evropiane – E majta veriore e gjelbër.

Një ditë më vonë, eurodeputetët me kryeministrin e  Çekisë, z. Jan Fisher, do t’i shqyrtojnë rezultatet nga kryesimi çek me UE-në, i cili mbaroi më 1 korrik. Pastaj kryeministri  suedez z. Fredrik Rejnfelld, do ta  paraqesë programin  e kryesimit të ri të vendit të tij me UE-në, për gjashtë muajt e ardhshëm.

Më 16 korrik seancë konstituive do të mbajnë edhe disa prej komisioneve parlamentare, të Europarlamentit të ri të zgjedhur.


 

Click