Aktivitetet



E hënë, 22 qershor 2009

TAKIMI I KRYETARES SË KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, ME KRYETARIN E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHME TË KËSHILLIT NACIONAL TË PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË

Kryetarja e Komisionit për politikë të jashtme, z-nj. Teuta Arifi dhe anëtarët tjerë sot u takuan me kryetarin e Komisionit për politikë të jashtme të Këshillit nacional të Parlamentit të Republikës së Sllovenisë, z. Vincens Otoniçar dhe anëtarët.

Këshilli nacional i parlamentit është dhoma e dytë  në Republikën e Sllovenisë, i cili numëron 40 anëtarë, të cilët janë zgjedhur në zgjedhje jo të drejtpërdrejta dhe i cili nuk funksionon në mënyrë partiake. Ai ka shumë kompetenca  në punën e vet, mund të shpallë referendum, pastaj ligjet e votuara t’i paraqesë në Gjykatën kushtetuese, dhe e ka të drejtën e vetos gjatë miratimit të ligjeve të caktuara. Gjithashtu Këshilli nacional i Parlamentit të Republikës së Sllovenisë ka 7 komisione, një nga të cilat është edhe Komisioni për politikë të jashtme, i cili i mbulon çështjet evropiane, çështjet për bashkësitë etnike etj.

Këshilli nacional ka bashkëpunim të mirë me sektorin joqeveritar në Republikën e Sllovenisë, organizon debate, tribuna, këshillime dhe përgjigjet e fituara shfrytëzohen për përmirësimin e ligjeve.

Këshilli nacional me kujdes e përcjell gjendjen për hyrjen e Republikës së Maqedonisë në UE dhe në NATO dhe në të gjitha takimet ndërkombëtare, flet për hyrjen e Republikës së Maqedonisë në UE dhe në NATO, e para së gjithash për heqjen sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Me realizimin e liberalizimit të vizave fitohen sinjale të mira, por është e dëshirueshme që  kjo të kryhet deri në fund të vitit, dhe kjo është shans për arsimim  të mëtejmë të kuadrove të reja të Republikës së Maqedonisë.

Republika e Maqedonisë dhe Republika e Sllovenisë kanë marrëdhënie të hapura dhe konstruktive dhe në mes tyre nuk ka çështje të hapura.

Në takim, gjithashtu u theksua se Republika e Sllovenisë kishte kryesim të suksesshëm me Unionin Evropian dhe se është lobist i suksesshëm për Republikën e Maqedonisë, sepse me mbështetjen e saj të hapur ndaj Republikës së Maqedonisë, me qëllimet e qarta, të mira mund të përfshihet në ato vende-anëtare të UE-së, të cilat bëjnë shumë për Republikën e Maqedonisë.

Click