Aktivitetet



E hënë, 16.03.2009, Shkup

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOSKI NË VIZITË ZYRTARE DYDITORE NË REPUBLIKËN E SERBISË

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së  Maqedonisë i udhëhequr nga kryetari z. Trajko Veljanoski, në të  cilin janë edhe deputetët  Ivan Stoilkoviq, Vladanka Aviroviq  dhe Risto Penov, sot shkuan në vizitë zyrtare dyditore në   Republikën e Serbisë, me ftesë të kryetarit të Kuvendit popullor të Republikës së Serbisë, znj. Slavica Gjukiq-Dejanoviq.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski do të realizojë takim edhe me kryetarin e Republikës së Serbisë z. Boris Tadiqin, si dhe do të takohet edhe me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Serbisë z. Mirko Cvetkoviq.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Vejlanoski dhe delegacioni ynë do të takohen edhe me shoqëritë  e maqedonasve të cilët jetojnë në Serbi, gjithashtu do ta vizitojnë edhe Novi Sadin ku do të kenë bisedime me kryetarin  e Kuvendit popullor të Krahinës Autonome të Vojvodinës, Shandor  Egereshi.

Click