Aktivitetet



E mërkurë, 3 qershor 2009

U MBAJT MBLEDHJA E GJASHTË E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli nacional për eurointegrime në Mbledhjen e gjashtë, të mbajtur më 2 qershor 2009, debatoi për realizimin e prioriteteve kryesore për aderim në Bashkimin Evropian dhe Programit nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimin Evropian.Në mbledhje u shqyrtua informata për realizimin e prioriteteve kryesore nga Partneriteti për aderim, e përgatitur nga Sekretariati për çështje evropiane.

 Në mbledhje mori pjesë edhe E.T z. Ervan Fuere, përfaqësues special i Bashkimit Evropian  dhe shef i Delegacionit të Komisionit evropian në Republikën e Maqedonisë.

Zëvendëskryetari i Qeverisë, i obliguar për çështje evropiane, Ivica Bocevski, informoi për shkallën e realizimit të prioriteteve kryesore nga Partneriteti për aderim në Bashkimin Evropian, për rrjedhën e procesit të aderimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, si dhe për aktivitetet e ndërmarra  në drejtim të realizimit të përcaktimeve dhe aktiviteteve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Skica për realizimin e rekomandimeve të përmbajtura në Raportin e Komisionit evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2008, paraqet përgjigje politike, administrative dhe institucionale të rekomandimeve të Komisionit evropian  për vitin 2008 dhe kornizë strategjike, plotësuese për  procesin e realizimit të përcaktimeve nga Partneriteti për aderim, të përcaktuara nga ana e Komisionit evropian si kusht për marrjen e datës për negociata.

Mbajtja e shkallës së lartë të harmonizimit dhe konsenzusit politik është me rëndësi  strategjike, për realizimin e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009, duke përfshirë edhe  marrjen e rekomandimit nga Komisioni evropian  për fillimin e negociatave me Bashkimin evropian.

Në diskutimin për Raportin, me vërejtjet dhe komentet e veta mori pjesë Radmilla Shekerinska, kryetare e Këshillit, Sillvana Boneva, nënkryetare e Këshillit, prof. dr. Vllado Kambovski, përfaqësues i Akademisë maqedonase të shkencave dhe arteve dhe deputetët Qenan Hasipi dhe Tito Petkovski.

Vërejtjet e diskutuesve do të publikohen në pjesën e Këshillit nacional për eurointegrime, në faqen e internetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Click