Aktivitetet



E enjte, 18 qershor 2009, Tromzo, Norvegji

U NËNSHKRUA KONVENTA PËR TË DREJTËN E QASJES TE DOKUMENTET ZYRTARE

Dymbëdhjetë vende anëtare të Këshillit Evropian, në mes tyre edhe Republika e Maqedonisë, në Konferencën e 29-të të ministrave evropianë të drejtësisë në Tromzo, Norvegji, e nënshkruan Konventën për të drejtën e qasjes te dokumentet zyrtare. Konventa e këtillë është instrumenti i parë juridik ndërkombëtar i këtij lloji, që nga njëra anë është me rëndësi në realizimin e të drejtave themelore të njeriut, ndërsa nga ana tjetër e forcon legjitimitetin e autoriteteve publike para publikut dhe besimin e tij te ato.

Kjo Konventë, e cila do të hyjnë fuqi pasi që do ta ratifikojnë pesë shtete, i përcakton standardet minimale të cilat zbatohen në përpunimin e kërkesave për qasje te dokumentet zyrtare, procedurën e revizionit dhe të masave komplementare. Kufizimet në të drejtën e qasjes te dokumentet zyrtare,  janë që të mbrohen  interesat e caktuara, si siguria nacionale, mbrojtja dhe privatësia.

Në nënshkrimin e Konventës, krahas Maqedonisë, morën pjesë edhe Belgjika, Estonia, Finlanda, Gjeorgjia, Hungaria, Lituania, Norvegjia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia dhe Suedia.

Click