Aktivitetet



E premte, 30 tetor 2009

U PRANUA KËRKESA E VACLLAV KLAUS PËR MARRËVESHJEN E LISBONËS

Në Samitin e UE-së në Bruksel përfaqësuesit e 27 vendeve të UE-së e pranuan kërkesën e Çekisë që të përjashtohet nga Konventa për të drejtat e njeriut e cila është pjesë përbërëse e Marrëveshjes së Lisbonës.

Kryetari i Çekisë Vacllav Klaus e vendosi atë si kusht që Marrëveshja të ratifikohet në Çeki, me qëllim të përjashtohet mundësia që gjermanët, të cilët ishin depërtuar nga Çekosllovakia pas Luftës së Dytë Botërore, të mund të kërkojnë kthimin e pronave në Çeki.

Kryetari i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Baroso në Samitin e UE-së deklaroi: ’’Sot arritëm një qëllim të rëndësishëm. Marrëveshja e re më kujton maratonën, por maratonë me pengesa. E mënjanuam pengesën fundit politike, që nënkupton se Marrëveshja e Lisbonës do të mund të hyjë në fuqi së shpejti’’.

Përveç nënshkrimit të Kryetarit Klaus pritet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili duhet ta vlerësojë ankesën e një grupi të senatorëve të cilët konsiderojnë se Marrëveshja cenon sovranitetin dhe Kushtetutën. Pritet që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të kumtohet  më 3 nëntor, nëse ajo e hedh poshtë ankesën e grupit të senatorëve konservativë kundër Marrëveshjes së Lisbonës, ajo do të mund të hyjë në fuqi deri në fund të vitit.


 

Click