Aktivitetet



E mërkurë, 08 korrik, Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive

U PRANUA PROPOZIM-LIGJI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR NËPUNËSIT SHTETËRORË

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, në mbledhjen e mbajtur më 06 korrik 2009, si trup amë punues, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunësit shtetërorë (leximi i parë)Nevojën e sjelljes së ligjit e arsyetoi përfaqësuesi i Qeverisë ministri i Drejtësisë z. Mihajlo Manevski. Qëllimi i miratimit të ligjit ka të bëj me sigurimin e profesionalizimit të plotë dhe depolitizimin e shërbimit shtetëror, vendosjen e shkallës vertikale të karrierës dhe përforcimin e rolit të agjencisë për nëpunës shtetëror. Z. Manevski theksoi se miratimi ligjit për nëpunësit shtetërorë është një nga shtyllat e prioritetit numër 6 nga masat dhe aktivitetet për realizimin e prioriteteve për aderim në Unionin Evropian.

Njëherit, u theksua se ndryshimi i Ligjit është hartuar në bazë të analizës paraprake, ndërsa ka të bëjë me përfshirjen e nëpunësve shtetërorë, ridefinimin e kompetencave të agjencisë për nëpunës shtetërorë, punësimin, gatishmërinë e nëpunësve shtetërorë dhe shtesën e rrogës për karrierë.

Gjatë debatit u potencua se me miratimin e këtij ligji përforcohet roli i Agjencisë për nëpunës shtetërorë, se ndryshimet e reja të Ligjit për nëpunës shtetërorë janë hap para në arritjen e një administrate moderne, efikase dhe bashkëkohore.
Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive njëzëri konstatoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunësit shtetërorë është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

Click