Aktivitetet



E mërkurë, 25 nëntor 2009, Komisioni për mundësi të barabarta ndërmjet grave dhe burrave

U SHËNUA 10-VJETORI I SHPALLJES SË 25 NËNTORIT DITË NDËRKOMBËTARE PËR ÇRËNJOSJEN E DHUNËS MBI GRUAN

Komisioni për mundësi të barabarta ndërmjet grave dhe burrave në mbledhjen e katërmbëdhjetë shënoi 10-vjetorin e shpalljes së 25 Nëntorit Ditë Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Dhunës mbi Gruan, me iniciativën e Kuvendit të Unionit Interparlamentar, kurse si pikë të dytë të rendit të ditës shqyrtoi edhe Propozim-ligjin për plotësimin e Kodit zgjedhor.

Në mbledhje morën pjesë: kryetarja e Komisionit për mundësi të barabarta ndërmjet grave dhe burrave, znj. Liljana Popovska, anëtarët dhe zëvendës-anëtarët e Komisionit, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Lobi i gruas, organizata botërore shëndetësore, UNICEF, OSBE dhe Sektori qytetar dhe joqevevertar.

Në debat u shqyrtua Deklarata për luftë kundër dhunës ndaj grave, duke përfshirë edhe dhunës familjare, Deklaratë të cilën Republika e Maqedonisë e miratoi më 24 nëntor 2006. Gjithashtu, u shpërnda edhe Rezoluta e miratuar me konsensus nga Kuvendit i 114-të i UIP më 12 maj 2006 me temën "Si mundet dhe duhet që parlamentarët të promovojnë mënyra efektive të luftës kundër dhunës mbi gratë në të gjitha sferat’’.

Pjesëmarrësit në debat konstatuan se edhe më tutje duhet të punohet në ngritjen e vetëdijes së publikut për problemet e dhunës mbi gratë, të avancohet rregulativa ligjore dhe implementimi i saj i plotë në këtë sferë, të përmirësohet sistemi i mbrojtjes së viktimave të dhunës dhe të edukohen strukturat profesionale, me qëllim të zbulimit dhe ballafaqimit me dhunën.

Si trup punues amë i interesuar, Komisioni shqyrtoi edhe Propozim-ligjin për plotësimin e Kodit zgjedhor, i cili me 2 vota "për’’ dhe 5  të ’’të përmbajtur’’ nuk e mori përkrahjen e duhur.

Click